Çaste poetike me poetin:-Qazim THAÇI

Po vijnë çlirimtarët
————————–
Ata po vijnë ngarkuar me ri-fitoren e madhe.
Me dashurinë e lirisë e pasaportë ndërkombëtare.
Ata po vijnë me kujtimin e martirëve të At-dheut.
Me krenarinë e Zeusit e forcën e Anteut secili në shpirt.
Ata po vijnë për t’i dhënë emrin e Dëshmorëve.
E për ti dhënë diagnozën finale gjakut të lirisë.
Për ti bindur secilin se këtu bukës i thonë bukë.
E lirisë i thonë liri,për emrin që e ka kjo tokë.
Ata po vijnë më eposin e kreshikëve dardanë..
Me fitoren e padrejtësisë së Evropës të dikurshme.
Me shpatën e Gjergjit për ti prerë gënjeshtrat.
E Karpateve që pabesisht ishin hije mbi Arbëri.
Ata po vijnë…Ata po vijnë…..
Qazim THAÇI
7 Korrik,2006/Shëngjin/