Çaste poetike me poetin;-Syhejl HAVOLLI

SYTË E LIBRIT
—————————-
Mos më pyet për sytë e librit
Pesë shekuj qëndisin rreze
Nëpër faqet e tij
Frynte një erë e tmerrshme
Me yje të panumërt
Sa herë që ikte dita
Nata lajmëronte agimin
Rreth tij mbillte luledielli
Koha e errësirës ka kaluar
Errësira u shndërrua në bibliotekë
Libri triumfoi në kohën e vet.
/QendraPress/