Çaste poetike me poeten:-Vilma NIKA

Do vijë një ditë…
—————————-
Do vijë një ditë të më kërkoni,
mbase jo shumë,
veçse një herë.
Nga jeta ime të kujtoni
një kohë të humbur,
një kohë me vlerë.
Do vijë një ditë kur buzëqeshjet
do mbyllin gojë,
do mbyllin sy.
Në bulevardet ku jehonin hapat,
të ndalet një çast,
respekt për ty.
Do mbesë një puthje,
apo një lutje?
Dilemë e frikshme,
mister i ndjerë.
ku mbretërojnë buzët e kuqe,
ku puthjet dehen
me afsh e verë.
Dhe, në mos doni të më kërkoni,
kur të jem e tepërt,
a lë mungesë?
Më mbani gjallë, veç të më thoni:
më doni rrejshëm
dhe le të vdes!
/QendraPress/