Piku i sezonit turistik, fluks i lartë në Morinë – mbi 25 mijë shqiptarë të Kosovës dhe 7 mijë mjete hyjnë në Shqipëri në vetëm tri orë

              Foto nga arkivi

  Fluks i lartë qytetarësh nga Kosova drejt Shqipërisë është regjistruar mëngjesin e kësaj të shtune në pikën kufitare të Morinës, në kulmin e sezonit turistik.

Sipas të dhënave të Stacionit të Policisë Kufitare Morinë, vetëm brenda tre orëve, nga ora 05:00 deri në 08:00 të 8 gushtit, në Shqipëri kanë hyrë 6 mijë e 847 mjete dhe 24 mijë e 764 shqiptarë të Kosovës.

Ngarkesa e mjeteve është e dukshme edhe në segmentin e Rrugës së Kombit, nga Morina deri në Pikën e Pagesës, ku qarkullimi është shtuar ndjeshëm.

Piku i sezonit turistik, fluks i lartë në Morinë – mbi 25 mijë shqiptarë të Kosovës dhe 7 mijë mjete hyjnë në Shqipëri në vetëm tri orë

Fluks i lartë qytetarësh nga Kosova drejt Shqipërisë është regjistruar mëngjesin e kësaj të shtune në pikën kufitare të Morinës, në kulmin e sezonit turistik, shkruan shqiptarja.com.

Sipas të dhënave të Stacionit të Policisë Kufitare Morinë, vetëm brenda tre orëve, nga ora 05:00 deri në 08:00 të 8 gushtit, në Shqipëri kanë hyrë 6 mijë e 847 mjete dhe 24 mijë e 764 shqiptarë të Kosovës.

Ngarkesa e mjeteve është e dukshme edhe në segmentin e Rrugës së Kombit, nga Morina deri në Pikën e Pagesës, ku qarkullimi është shtuar ndjeshëm.

Në pikën kufitare të Morinës po punohet me të gjitha sportelet në dispozicion, me qëllim përballimin e fluksit të madh të udhëtarëve dhe automjeteve. Të njëjtat masa janë marrë edhe në Pikën e Pagesës së Rrugës së Kombit, ku po punohet për të shmangur radhët dhe për të garantuar lëvizje sa më të shpejtë.

Fluksi pritet të vijojë gjatë gjithë fundjavës, ndërsa numri i hyrjeve drejt Shqipërisë pritet të rritet më tej gjatë orëve në vijim dhe të dielën. Shumë qytetarë nga Kosova dhe diaspora kanë zgjedhur bregdetin shqiptar për të kaluar pushimet verore.

Morina mbetet një nga pikat kryesore të kalimit për pushuesit nga Kosova dhe diaspora drejt destinacioneve turistike të Shqipërisë. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, gjatë muajit korrik në këtë pikë kufitare janë përpunuar rreth 422 mijë udhëtarë dhe 130 mijë automjete.