Drejtoria Komunale e Arsimit në Prizren, ka shpallur konkursin plotësues për regjistrimin e nxënësve në klasë të dhjetë (10) për vitin shkollor 2026/2027.

Afati i paraqitjes së dokumenteve dhe shpallja e rezultateve:
Paraqitja e dokumenteve për gjimnaze dhe IAAP për vitin shkollor 2026/2027, bëhet më datën 17, 18 dhe 19 gusht 2026 në lokalet e shkollës amë, ku nxënësi dëshiron të regjistrohet duke filluar nga ora 8.00-16.00.
Rezultatet për pranimin e nxënësve shpallen në shkollat përkatëse më 20.08.2026.
Kthimi i dokumenteve për nxënësit të cilët nuk janë pranuar do të bëhet prej datës 21.08.2026.
Nxënësi i pakënaqur me rezultatin e publikuar, ka të drejtë ankese brenda 2 ditë pune nga koha e shpalljes së rezultateve. Ankesa parashtrohet në drejtorinë e shkollës. Ankesat në shkallën e dytë bëhen në Drejtorinë Komunale të Arsimit brenda 2 ditë pune pas pranimit të përgjigjes nga shkolla./QendraPress/