Çaste poetike me poeten;Mirela LIPO

NËN TË NJËJTIN QIELL.!
________________________________
Nën të njëjtin qiell lindim,
nën të njëjtin diell zgjohemi,
disa me buzëqeshje në fytyrë,
disa me dhimbje përbrenda mbulohemi.
Nën të njëjtin qiell ecim,
por secili me barrën e vet,
dikush kërkon pak dashuri,
dikush veç një fjalë të ngrohtë në jetë.
Nën të njëjtin qiell qajmë,
edhe kur sytë na duken të qeshur,
jo çdo plagë që dhemb në shpirt
mund të shihet nga një vështrim i fshehur.
Dikush ka gjithcka por s’ka ngrohtësi,
dikush ka pasuri, por fle i vetmuar,
dikush s’ka asgjë në këtë jetë,
por një zemër që di të ketë dhuruar.
Nën këtë qiell ka shumë kufij,
ka mure, emra, pasuri e pushtet,
por kur dhimbja troket në derë,
të gjithë jemi njerëz në këtë jetë.
Prandaj mos e lëndo atë që hesht,
mos gjyko një shpirt pa e njohur,
Ndoshta ai që duket më i fortë,
një jetë të tërë mes dhimbjesh ka vuajtur.
Le të bëhemi pak më njerëzorë,
pak më të butë në këtë botë.
Një fjalë e mire shëron një zemër,
por ,një fjalë e keqe mund te vrasë përbrenda sot.
Dhe kur një ditë të gjithë të ikim,
pas nesh do mbetet vetëm kujtimi,
jo sa morëm nga kjo botë,
por sa dritë i dhamë njerëzimit.
Se nën të njëjtin qiell jetojmë,
me të njëjtin diell ngrohemi të gjithë,
ndryshojnë vetëm rrugët që ndjekim,
por në fund njësoj kërkojmë dritë…
/QendraPress/