Nënkryetari i komunës Gashi dhe nënkryetari pët Komintete Bytyç priten Kryetarin e Bashkisë Metropolitane të Izmirit, Dr. Cemil Tugay.

Nënkryetari I komunës së Prizrenit Kujtim Gashi, së bashku me Nënkryetarin për Komunitete, Furkan Bütüç, pritën sot Kryetarin e Bashkisë Metropolitane të Izmirit, Dr. Cemil Tugay, me bashkëpunëtorë, me të cilët diskutuan për mundësitë e forcimit të marrëdhënieve ndërmjet Izmirit dhe Komunës së Prizrenit.
Në takim u bisedua për iniciativa të përbashkëta në ekonomi, ndërmarrësi, arsim, kulturë, teknologji dhe turizëm, si dhe për mundësitë e investimeve, shkëmbimit tregtar dhe përvojave, veçanërisht në fushën e shëndetësisë.
Pas takimit, delegacioni turk vizitoi pjesën historike të Prizrenit, duke njohur nga afër trashëgiminë e pasur kulturore e historike të qytetit
