Çaste poetike me poeten;= Qaze Demko MYFTARAGO

Dashuroja atë në heshtje e në fjalë,
———————————————-
e doja me shpirt, nga flokët në thua,
më dukej si një mrekulli e rrallë,
e unë, një endacak, prisja të më thoshte: “Të dua”.
Ajo ishte hënë e larë në argjend,
një thesar i fshehur, i pazbuluar,
unë pranë saj mbetesha pa mend,
flisja pa fund, pa u menduar.
Flokët e saj, si nata e gjatë,
më bënin edhe më të dashuruar,
shikimi i ëmbël, i zjarrtë,
fytyra e saj më linte të përmalluar.
Aroma e saj, një kopsht me trëndafila,
më dehte, më ndizte, më linte trazuar,
s’isha i pirë aspak nga vera,
por pranë saj isha marrëzisht i dashuruar.
Ajo ishte ëndrra që më zgjonte në agim,
hëna që më ndriçonte çdo natë,
dhe kur më buzëqeshte, humbja çdo mendim,
se për mua ajo ishte vetë dashuria e artë.
Në sytë e saj humbisja pa frikë,
në krahët e saj doja të mbetesha përherë,
ajo më bëri të besoja te dashuria e madhe,
/QendraPress/