Çaste poetike me poeten;-Fitnete Bashota KRASNIQI

MË PRIT, NANË
—————————-
Më prit nanë , se po vi
po kthehem prej luftës,
se ajo s’ma theu ashtin
as plumbi s’ma shpoi zemrën,
e burgu kurrë s’ma la lotin me ik.
Më prit , nanë..
hapi duart fort
për mallin që ke mbajtë ndër netë pa gjumë,
për lotët , që sot do ti shlyen
kthimi im.
Më prit, nanë- më prit
se pot kthehet ushtari sot;
se vuajtjet e kanë ba ma t’fortë,
e plagët e kanë rritë përmbrenda.
E kanë mësu me duru.
e kanë mësu n’kam me u çu
dashnia për atdhe kurrë si ka mungu
edhe kur bota u mundu me rrëzu.
Më prit nanë -më prit
S’ di as vet
sa herë vdiqa prapë u çova,
sa herë zemra m’u këput
po prapë per ty rrehi.
E sot po kthehem
jo siq ika,
po ma i fortë se dhimbja
ma i randë nga kujtimet
e me një zemër
që as burgu, as lufta, as plumbi
s’mujtën mem poshtë!
Më prit nanë- më prit
se çdo dhimbje që m’ka prekë,
një dritë m’ka ndezë
e çdo plagë që m’ka mbetë
m’ka rritë dashnin për ty
për tokën
ku m’ka rrehë zemra.
/QendraPress/