Çaste poetike me poetin;-Rexhep F.MORINA

LIRIA NË BURG S’JETON
—————————————
/Uh! Evropë, ti kurva e motit!…
Që i re mohit, besës së Zotit!
Gjergj Fishta /
Në rrugën tonë të gjatë, të luftës për liri,
Marshoi bashkë një popull, e bëri histori.
Kërkonte mjete e forma të flaki robërinë,
Përpiqet me oksidentin të rrisi miqësinë.
Rrugëtimi s’kish fund, ai nuk mbaronte,
Përplasja e kulturave, që atë kohë fillonte.
Rrebeshe t’forta vërshonin tokat arbërore,
Kurthet e vëna, ia ndalin hapin për fitore.
Të shumta e të ndryshme, ishin pengesat,
Nga vetë Evropa, që mbante konferencat.
Me fatin e arbrit luante, shkelte mbi gjak,
Viktimën përbuzte, egërsisht merrte hak.
Kjo Evropa jonë, si njerkë e keqe u soll,
Fjalën drejtësi mbyti, shqipes i vë njollë.
Që nga kongresi i Berlinit, e deri te Jalta,
Vendimet politike, i kish shumë të qarta.
Kështu veproi Haga, në historinë më të re,
Në gjykatë speciale, çlirimtarët dënoi atje.
Kjo precedencë e turpit, botën e turpëron,
Se liria e një populli në burg kurrë s’jeton.
/QendraPress/