Çaste poetike me poetin:-Murtez ASLLANI

PLAKU I VETMUAR

——————————

Atje skaj fshatit

në një shtëpi të vjetër,

jeton plaku i vetmuar

i varfër si askush tjetër.

Çdo ditë zgjohet herët

del në oborr e shikon,

por atij fatkeqit

askush s’i ndihmon.

I kujtohet rinia

plot forcë e vullnet,

por jeta i kaloi shpejt

dhe në vetmi mbet.

Sëmundja e pleqërisë

tash e ka rënduar

dhe s’dinë i gjori

kah për të shkuar.

Barërat dhe buka

atij i mungojnë,

rrallëherë bamirësit

atij i ndihmojnë.

Çdo ditë pret te dera

dikush mos po i ndihmon,

por kjo ndodhë rrallë

pakkush e viziton.

S’jetohet kështu

thotë plaku i shkretë

më mirë të vdes

ç’më duhet kjo jetë?

/QendraPress/