Çaste poetike me poetin: Enver N.REXHAJ

KUR BIE MASKA

—————————-

E lustron ndryshkun, ta shesësh për ar,

por brenda vetes e di se ç’ke lënë pas.

Buzëqesh si e pastër, me fjalë plot shkëlqim,

por zemra ta kujton çdo gënjeshtër, çdo mashtrim.

E luan të ndershmen, me fytyrë të qetë,

por nata të kujton ç’ke bërë kur mbetesh me vete.

Mund ta mashtrosh botën me fjalë e me shpresë,

por ndërgjegjja të ndjek kudo që të jesh.

E lustron ndryshkun, ta shesësh për ar,

por koha ta zhvesh çdo gënjeshtër ngadalë.

Mund ta mbash buzëqeshjen, mund të flasësh

pa ndalë,

por kur bie maska, s’ka më vend për

përrallë.

/QendraPress/