Fryma poetike e së dielës me poeten;- Lindita Kurti MEMA

Emrin tënd.
————————–
E shkruajta emrin tënd me pikëza vese,
mbi fletën e brishtë të një trëndafili,
po era e mbrëmjes,me frymë pafajësie,
e tundi lehtë e mori bilbili.
E thura pastaj me fije drite,
në pëlhurën e tejdukshme të agimit,
por dielli lart,me rreze qiellore,
e shkriu nëpër valët e zgjimit.
E shkruajta emrin tënd mbi rërë,
po vala e mori me ngut e treti,
e shkruajta lart në qiellin e gjerë,
por reja e fshehu,s’e la dhe mbeti.
Aherë e shkruajta thellë në shpirt,
atje ku koha nuk prek dot asgjë,
ku nata nuk ka më terr,por dritë,
dhe emri yt mbeti i vetmi zë.
E gdhenda te rrënja e vetmisë,
atje ku shpirti me heshtjen bisedon,
ku kohërat nuk kanë më asnjë peshë
çdo kujtim si yll i artë e mbron.
Tani e ndiej në çdo frymëmarrje,
si aromë e fshehtë që në ajër mbetet,
se emrat e gdhendur te e thella e shpirtit,
nuk fshihen kurrë,as nuk treten.!
/QendraPress/