Fryma poetike e së dielës me poeten;-Shpresa ZURNACI

Letra me vija

—————————-

S’dua të zvarritem pas zjarr të dashurisë,

as të jetoj veç për një gëzim që ajo fal.

Të doja kaq shumë, por lulja e lumturisë

u zhduk si këngë në erë, si buzëqeshje mbi valë.

Kur shikoj si pena mbi letrën me vija

lë njolla boje, sikur bën lojë.

Ç’rëndësi kanë mendimet e mia,

mjafton ç’ka arrij të them me gojë.

S’dua të jetoj pas ngurimit të parë,

as të ndjek dëshirën e hershme që shkon.

Rruga e jetës me një lule dredhke të tharë,

prej nga aroma e ndjenjës tënde më s’buron.

/QendraPress/