OVL-UÇK e ndryshon orarin e tubimit, nis në 09:00 para Kuvendit.

                   Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka ndryshuar orarin e tubimit të paralajmëruar për të hënën. Protesta, e cila fillimisht ishte planifikuar të mbahej në orën 12:00, tash do të nisë në orën 09:00, para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës.

Ndryshimi i orarit vjen pasi kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka caktuar seancën plenare për në orën 09:00. Në rendin e ditës, pika e parë është shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.