Çaste poetike me poetin;-Refki RESHITAJ

LAMTUMIRË, RUSTEM ÇELA !
( Me rastin e shkuarjës në amshim )
————————————————
I ri isha në ato vite,
kur këngët tuaja morrën hov.
Sa mirë që ditën e prite,
lirëshëm të vjen e t’ këndon dhe n’ Kosovë !
Herën e parë të dëgjova n’ koncert,
bashkë me dy bilbilat kukësjanë.
Nuk ishim të lirë aso kohe,
në sallë udb-shë në të katër anë.
Por, zëri juaj nuk u zbeh,
jehonte fuqishëm, si në mes të Tiranës.
Në koncertin e stërmbushur publikë,
përcillnit të falat dhe amanetin e Nanës !
Ishte ajo këngë që shpirtin ma kënaqi,
qifteli, sharki dhe melosi hasjan.
Treshën: Dida-Çela-Kovaçi,
edhe pas kaq viteve në zemër e kam !
Por, sot më tronditi një lajm që s’e prita,
qenke nda nga jeta, o Baca Rustem.
Kujt ia le sharkinë dhe at’ zë bilbili,
Kush do këndoi n’ festa,
n ‘Therandë e n’ Prizren ?!
Ta them lamtumirën,
me dhimbje e pikëllim.
Në këtë ditë të ndarjës, por jo dhe të harresës.
Të pastë shpirti dritë o idoli im,
që i këndove shqipes, trimërisë dhe besës !
/QendraPress/

