Çaste poetike me poeten;-Lubi H. TOTA

EH MOJ POEZI E IMJA!
—————————————–
Sot më shumë se herë të tjera
Vargu mu ka mbush me vlera,
Mori rrugën pa përtesë
Nuk po ndalet kurrë për besë,.
Her e shoh të përkëdhelur,
Her në këngë zën e dëfren
Kur po nis me fluturue
E ndal pak e kthej n’refren.
Fol moj penë heshtur mos rri,
Vlerë e shtuar je për mua,
Bashkë do jemi unë dhe ti,
Si kristal burim në krua,
Sot të pash pakës më ndryshe
Vargu im vargu i këngës,
Për ty kurrë nuk kam mëdyshje
Se të kam ilaq të zemrës,
Nuk kërkon grada, elozhe,
As e strukur kurrë nuk rri,
Të skalit si murë me qoshe
Të kthej në këngë,e në melodi!
Si valë drini vjen e shkon,
Nuk ka forcë që të ndal hovin,
Për arritjet kurrë s’përton
Plot me këngë,do ta mbush globin
Do të dal në maj të Gjallicës
Varg e këngë, ti mar me vete
Se unë jam dhe Bije e Dibrës,
Do kaloj dhe kontinente!
/QendraPress/