Në fshatin Romajë kanë filluar punimet për vendosjen e gypave

              Në fshatin Romajë kanë filluar punimet për vendosjen e gypave, ndërhyrje kjo e domosdoshme për funksionalizimin e rrjedhës së ujit dhe parandalimin e përmbytjeve të fushave bujqësore dhe shtëpive përreth.

Nga afër, punimet po i përcjell Drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Nderim Kadriaj, me qëllim të sigurimit të mbarëvajtjes së tyre dhe adresimit të nevojave të banorëve.

Këto ndërhyrje janë të rëndësishme për mbrojtjen e pronave të qytetarëve dhe tokave bujqësore, veçanërisht gjatë reshjeve të mëdha të mundshme/QendraPress/