Bashkëpunimi përtej kufijve është thelbësor për mbrojtjen e jetës së qytetarëve dhe të mjedisit

                Komuna e Prizrenit është pjesë e 12 komunave partnere të projektit KOMOAL-PREP, të cilat po takohen për herë të parë në Tiranë, gjatë këtyre ditëve, për ta forcuar gatishmërinë dhe reagimin ndaj rreziqeve nga zjarret, me ç’rast Komunën e Prizrenit po e përfaqëson Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Prizren, Flamur Hoti.

Gjatë punëtorisë po shqyrtohen zonat me rrezik të lartë, sistemet e paralajmërimit të hershëm dhe koordinimi ndërinstitucional.

Bashkëpunimi përtej kufijve është thelbësor për mbrojtjen e jetës së qytetarëve dhe të mjedisit, derisa falënderojmë Bashkimin Evropian për financimin e projektit përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së./QendraPress/