Abazi për Kurtin: Kryeministër që therë pas shpine këdo për interesa personale

                                  Deputeti Haki Abazi ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti dhe pozitën në Kuvend për sulmet ndaj opozitës dhe refuzimin që të votohej pro përkrahjes për Policinë e Kosovës. Abazi ka thënë se ”një kryeministër që fragmenton, ndanë, therë pas shpine këdo e për interesa puro personale dhe nga paranojat e thella të njëjta me ish-sistemet komuniste”. “Sot në Kuvend prapë sulmoi opozitën për mosvotimin e marrëveshjeve ndërkombëtare duke dashtë me u viktimizu e me fajësu të tjerët për dështimet në çdo sektorë, ama çdo sektorë. Ka dy vite që është nënshkru marrëveshja me MCC për bateritë dhe as që ka fillu realizimi i tij. Tranzicioni energjetik jo që nuk po ndodhë por po lulzon tregtia me qymyr gjithandej ndërsa pyjet po masakrohen nga prerësit ilegal e gjysmë legal!”, ka shkruar Abazi, në një postim në Facbook.