Ajsa Mulgeci ,nuk e përdor dialektin vetëm si mjet komunikimi, por,si identitet estetik u tha ne promovimin e djeshëm në Bajram Curri.

                        Në qytetin e bukur Bajram Curri, dje  Asja Mulgecit, poetes së mirënjohur dhe bijës krenare e Tropojës- Klubi I Shkrimtarëve dhe Artistëve të Tropojës i  organizoi promovimin e dy veprave të bijës  tropojane dhe poetes  së madhe të këtij trolli Asja Mulgecit . Librat’’Ngat teje’’ dhe ‘’Gravure n’lëkurë’’. Kjo ishte  edhe  një festë,  mbi themelet e dashurisë për vendlindjen, ku u dha mesazhi i madh shpirtëror  dhe dinjiteti kulturor , bashkë mëshpirtin dhe krenarinë tropjane Me veprat e saj ajo jo vetëm që e nderon Tropojën por i dhuron frymë edhe brezave të rinj ‘’GRAVURE N’LKURË Për veprat e Asja Mulgecit  fillimisht ka folur  kryetari i Shkrimtarëve të Tropjës Lulëzim Logu,. Kurse  edhe botuesi nga Prizreni Berat Batiu ka  folë  për librin ‘’Gravur n’lëkurë’’. Libri poetik “Gravurë n’l’kurë” i autores Asja Mulgeci paraqitet si një univers i ndërtuar mbi mallin, dashurinë dhe kujtesën shpirtërore të shqiptarit. Që në poezinë hyrëse, autorja krijon një marrëdhënie intime mes ndjenjës dhe figurës artistike, duke e shndërruar dashurinë në “gravurë” të shpirtit dhe të trupit. Poezia e saj nuk mbetet vetëm rrëfim emocional, por bëhet gjurmë e pashlyeshme e përjetimeve njerëzore. Në këtë vëllim, fjala poetike rrjedh natyrshëm, me një gjuhë të pasur gegërishteje artistike, ku tingulli, ritmi dhe metafora ndërtojnë një atmosferë të veçantë lirike. Asja Mulgeci vjen me një poezi që ruan aromën e trojeve shqiptare dhe të dashurisë së pastër njerëzore. Në shumë poezi ndihet fuqishëm malli për vendlindjen, për motrën, nënën, vëllanë dhe figurën e munguar të babait. Kjo e bën librin të ketë një karakter të thellë emocional dhe identitar. Poezia “Lot i paterun n’sy” është një nga kulmet shpirtërore të këtij vëllimi, ku mungesa e babait kthehet në plagë ekzistence dhe në kërkim të përhershëm të dashurisë së munguar. Vetë vargjet: “Më ndej krahëngjejsh o at… pse imazhi yt më mbet’ lot i paterun” bartin një dhimbje të rrallë dhe një boshllëk shpirtëror që e prek lexuesin thellë. Një dimension tjetër i rëndësishëm i këtij libri është poezia për nënën. Figura e nënës shfaqet pothuajse si figurë hyjnore dhe burim jetësor. Në poezitë “O Nanë!”, “Nanës për ditëlindje” apo “Nanë e Bijë”, autorja e lartëson figurën e nënës në nivel simboli universal. Në këto poezi nuk kemi vetëm dashurinë familjare, por kemi kultin shqiptar të nënës, të sakrificës dhe të dhembshurisë. Gjuha poetike bëhet e butë, melodike dhe plot ndriçim emocional. Vargu: “Ti emën lind ngjit Zotit” është një ndër figurat më të fuqishme poetike të këtij libri, sepse e lidh nënën me vetë idenë e shenjtërisë dhe të jetës. Në këtë vëllim gjejmë edhe poezi me karakter atdhetar e kombëtar. Poezia “Sa ma shpejt u bafsh Shqipni” mbart frymën e identitetit kombëtar shqiptar dhe kujtesën historike të Kosovës. Autorja përmend figurat heroike dhe sakrificën për liri, duke e parë kombin si një trup të vetëm shpirtëror. Këto poezi nuk janë deklarative, por burojnë nga një ndjenjë e thellë përkatësie dhe dhimbjeje historike. Teksti poetik ruan fuqinë emocionale edhe kur prek temat kombëtare, gjë që e bën poezinë më të besueshme artistikisht. Vargjet: “Jam krenar pse jam shqiptar” dhe “Sa ma shpejt u bafsh Shqipni” përmbledhin një emocion kolektiv që lidhet me historinë dhe fatin kombëtar shqiptar. Një nga veçoritë më interesante të këtij libri është përdorimi i gegërishtes me natyrshmëri dhe finesë poetike. Autorja nuk e përdor dialektin vetëm si mjet komunikimi, por si identitet estetik. Në vargjet e saj gegërishtja tingëllon melodike, e butë dhe e pasur me figuracion. Kjo ia shton autenticitetin poezisë dhe e lidh fort me traditën shpirtërore të veriut shqiptar. Shprehjet, metaforat dhe ndërtimi sintaksor krijojnë një poezi me frymë të gjallë folklorike dhe moderne njëkohësisht. Poezitë e dashurisë zënë një vend të rëndësishëm në këtë vëllim. Dashuria tek Asja Mulgeci nuk është vetëm ndjenjë romantike, por një përjetim i plotë shpirtëror dhe ekzistencial. Në shumë poezi dashuria përjetohet si mall, si pritje, si mungesë dhe si shpëtim. Figura e femrës poetike është e ndjeshme, por edhe krenare, e lënduar, por jo e thyer. Në poezinë “Gravurë n’lkurë”, “Tatuazh” apo “Si qerpiku palue rrin mbi sy”, dashuria ndërtohet me figura të fuqishme vizuale dhe emocionale. Autorja arrin të krijojë poezi të ngarkuara me ndjenjë, ku metafora bëhet frymë dhe fryma bëhet poezi. Në disa poezi autorja prek edhe plagët sociale, vetminë, braktisjen, shpërnguljen dhe humbjen e lidhjeve familjare. Poezitë për motrën, për emigrimin dhe për shpërbërjen e sofrës shqiptare bartin një dhimbje kolektive të kohës sonë. Ato pasqyrojnë dramën moderne të largimit dhe zbrazjes shpirtërore. Këto tema trajtohen me një gjuhë që ruan afërsinë njerëzore. Pikërisht këtu libri fiton një dimension më të gjerë shoqëror dhe emocional. Nga aspekti artistik, poezia e Asja Mulgecit karakterizohet nga figuracion i pasur, metafora të ngrohta, ritëm emocional dhe një prirje drejt muzikalitetit të vargut. Në shumë poezi ndihen elemente të këngës popullore shqiptare dhe të ligjërimit folklorik, por të transformuara në frymë moderne. Autorja krijon imazhe poetike të fuqishme përmes natyrës, qiellit, hanës, borës, maleve, luleve dhe dritës. Këto elemente natyrore shndërrohen në bartës emocionesh dhe simbolesh shpirtërore. “Gravurë n’l’kurë” e Asja Mulgecit vjen e sinqertë, pa zbukurime të panevojshme. Pikërisht kjo e bën të afërt dhe prekëse. Ky vëllim dëshmon se autorja ka një botë të pasur shpirtërore dhe një aftësi të natyrshme për ta shndërruar ndjenjën në art poetik. Në fund, mund të thuhet se “Gravurë n’l’kurë” është një nga ata libra që mbart aromën e dheut shqiptar, të dashurisë së sinqertë dhe të shpirtit femëror që di të vuajë, të dashurojë dhe të ringrihet përmes fjalës poetike.’’ Tha  Batiu. Derisa për librin kanë folur edhe  poete e shkrimatrë të tjerë, duke engritirb larët  figitëne poetes Asja Mulgeci. Kurse edhe  vetë  autorja  e entuyiazmuar tha se  ‘’ falë talentit që rrnte fshehur në mua prej vitesh, falë besimit ne Zot erdhi momenti qe ai të shpërthente dhe të shtronte rrugët e jetes sime me me ngjyrat me t’ bukura të mundshme,ngjyra që vetem një shpirt mbushur dashuri mundet ti shperfaqë kaq bukurisht. Për t’mos e zgjatur me shumë  falenderpjë të  gjoithë ata që më mdihmiuan e po më ndihmojnë ‘’. Ishte një ditë  e bukur dita e djeshme. /QendraPress/