Arrestohen dy persona në Prizren, sulmuan policët gjatë shqiptimit të gjobës
Dy persona janë arrestuar në Prizren pasi kanë sulmuar fizikisht zyrtarët policor gjatë shqiptimit të një gjobe për shkelje të rregullave të trafikut.
“Dy të dyshuar, meshkuj kosovarë, janë arrestuar pasi kanë sulmuar zyrtarët policor gjatë shqiptimit të një kundërvajtje për shkelje të trafikut. Pas iniciimit të rastit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.