ARSIMI FAKTOR THELBËSOR I ZHVILLIMIT TË NJË VENDI-Shkruan; Eli Zeneli

Rëndësia e arsimit në zhvillimin ekonomik e shoqëror të cdo vendi është një prej temave që kudo në botë diskutohet e shtjellohet nga aspekte të ndryshme.
Arsimi mund të kuptohet si procesi i marrjes së vazhdueshme të diturisë dhe i shkathtësive për jetën, i të gjithë njerëzve, në institucione arsimore publike dhe jopublike, apo marrja e njohurive në mënyrë formale joformale dhe informale. Arsimi në cdo aspekt është faktor thelbësor i zhvillimit. Ndaj, ky sektor pothuajse në cdo vend trajtohet si sektor me prioritet. Në të vërtetë c’është ajo që njerëzit e arsimuar i dallon nga të tjerët?
Pos të tjerash, ata i dallon aftësia e tyre për të eksploruar teknologjinë e re dhe rrjedhimisht rritjen e produktivitetit të punës, mendja e hapur, njohuritë e konsiderueshme për dukuritë shoqërore dhe natyrën, janë më pragmatikë etj.
Asnjë vend nuk mund të arrijë që të ketë zhvillim ekonomik e shoqëror të mirëfilltë e të qëndrueshëm pa investime në faktorin njeri.
Ekonomistët e njohur botërorë si Adam Smith dhe Alfred Marshall, në shek. e 18-të e 19-të janë preokupuar për investimet në arsim, duke parashtruar pyetjen: Si reflektohen investimet në arsim, në pasurinë kombëtare dhe në shtimin e mundësisë për fitime më të mëdha të njerëzve si individ?!. Edhe më vonë ekonomistë të njohur botërorë janë marrë me këtë cështje, ku në bazë të të dhënave empirike kanë dhënë shpjegime lidhur me relacionin ndërmjet arsimimit dhe shtimit ekonomik
Në bazë të të dhënave, SHBA-ja është shteti i cili më së shumti ndan para për arsim.
Sic dihet, në investime arsimore përfshihen buxheti i dedikuar për ngritje dhe rinovim të objekteve arsimore, blerjen e pajisjeve laboratorike, rregullimin e infrastrukturës dhe ambjentit të jashtëm, për sigurimin e pagave të mësimdhënësve, ndarja e subvencioneve të ndryshme për nxënës e studentë, reformimin dhe rishikimin e planeve dhe programeve mësimore, krijimin e mundësive për mobilitet etj. Të gjitha këto tek ne lënë për të dëshiruar.
Asnjë vend nuk ka arritur që të ketë zhvillim ekonomik konstant pa investime të konsiderueshme në kapitalin njerëzor. Vende të ndryshme dallohen jo vetëm për nga sasia apo masiviteti, por edhe për nga kualiteti i arsimit. Është bërë pothuajse praktikë e rëndomtë që të vihet në pah vetëm roli i arsimit në zhvillim të ekonomisë, por jo edhe roli i ekonomisë në zhvillim të arsimit. Cilësia e arsimit vecanërisht është komponent që ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik të cdo vendi. Sfida e vendit tonë për tu integruar në Evropë nënkupton, hyrjen në një sistem gare me vendet e tjera në cdo pikëpamje, edhe kur është fjala për dituri, thithjen e investimeve, zgjidhjen e sfidave të ndryshme në përmasa globale dhe kombëtare. Kur flitet për arsimim, natyrisht se aludohet në dituri, shkencë etj.
Ekonomia në zhvillim të arsimimit reflekton:
* Në motivimin e mësimdhënësve duke siguruar nivel të pranueshëm të pagave;
* Në krijimin e kushteve për hapjen e vendeve të punës për të rinjtë;
* Në krijimin e mundësive të aftësimit praktik të nxënësve dhe studentëve;
* Investime të tjera në funksion të kushteve sa më të mira në shkollë;
* Në ofrimin e informacioneve cilësore dhe sasiore për sistemin arsimor;
* Në zvogëlimin e dukurisë së braktisjes së shkollimit të nxënësve të të gjitha niveleve të arsimimit.
Pa ekonomi të zhvilluar nuk mund të ndodhë absorbimi i njerëzve të diplomuar. Në të kundërtën të diplomuarit duke mos gjetur angazhim në profesionet e tyre ose të ngjashme do të detyrohen të emigrojnë, ose të sillen në situata, që të harrojnë dituritë e marriage
Pra mund të thuhet se kemi zhvillim human në një vend të caktuar vetëm atëherë kur gërshetohen në mes vetes: zhvillimi i arsimit cilësor, shtimi ekonomik dhe ngritja e mirëqenies.
Pjesa dërrmuese e vendeve të rajonit përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën nuk mund të bëhet fjalë për zhvillim human e të mirëfilltë. Prandaj njerëzit e këtyre vendeve si dhe shqiptarët shpeshherë nuk mund t’i zhvillojnë të gjitha potencialet e tyre në masë të duhur dhe për këtë arsye është e pranishme dukuria e “ikjes së trurit” drejt vendeve të zhvilluara. Bazuar në këtë, del se ekonomisë dhe arsimit u duhet dhënë rëndësi njëkohësisht, duke krijuar politika të favorshme me efekte të ndërsjella. Mund të thuhet se niveli i arsimimit të një qeverie nuk mund të jetë i kënaqur nëse pjesës dërrmuese të të diplomuarve nuk i jepet mundësia që shkathtësitë e fituara t’i shfrytëzojnë për ngritjen e mirëqenies së tyre personale dhe zhvillimin e vendit.