Biden ndaloi gjatë paradës për ta përshëndetur me grusht gazetarin amerikan, të njëjtën gjë e kishte bërë në vitin 2013 kur ishte zgjedhur zëvendëspresident
Presidenti i sapo inauguruar, Joe Biden, ndaloi për një çast gjatë paradës amerikane duke shkuar për në Shtëpinë e Bardhë për t’i dhënë një përshëndetje me grusht gazetarit të NBC-s, Al Roker, derisa të njëjtën gjë e kishte bërë në vitin 2013 kur u inaugurua si zëvendëspresident.“Z. president, si po ndihesh?”, Roker thirri nga zona e medieve, duke bërë që Biden të kthehet drejt tij për ta përshëndetur.