Në qe e mundur

 —————————-

Kur pija e zuri,

Kur muza që i shkruante, i humbi,

Iku…

Hodhi hapat kuturu,

Përfundoi asgjëkund.

I dehur në muaj tetori,

Pemëve reshti pafund,

Dhe gjethet, vjeshta i’a mori,

E mbeti prap, asgjëkund.

I dehur ikte nga pija,

Kur heshtja pa mund, e mundi,

Ta ndihmoja në rreshta, nuk dija,

E shihja tek ikte pa shkuar gjëkund.

Më shkroi se veç pija besnike i mbeti,

Malli po i fryhej si deti,

Busulla e anijes i kish’ humbur,

Mu lut të kthehesha në qe e mundur…

“ – Jo!”.