Çaste poetike me poeten;-Ajete PAVATA

Ëndrrat dhe drita e mëngjesit
————————————
Kur nata hesht e yjet fiken,
në zemrën time lind një ag,
ku ëndrrat flasin me fjalë të buta,
si pëshpërimë e shpresës pa prag.
Një dritë mëngjesi del nga larg,
me rreze ngrohtësi e pa mëri,
më zgjon me mall e më jep guxim,
të nis çdo ditë me dashuri.
Në erën e parë ndjej frymën tënde,
si fjalë e mirë, si lutje e qetë,
e dita rritet nën qiellin e kthjellët,
ku shpresa lind e nuk vdes përjetë.
/QendraPress/