Çaste poetike me poeten;-Anita HOXHA

Mos e zgjoni!

——————————-

Babai po fle , ju lutem mos e zgjoni,

Në karrige, përqark tij, janë ulur hallet,

Një ditë, me lotë në sy,… do nisni ta kërkoni….

S’do t’ju presë më, s’do jetë aty me të gjallët !

Babai po fle… mos kërkoni letra, që shkroi për ju !

Po në postë nuk mbërriti as një lajm, ka kohë…

Tani, qani me zë;-Baba, kam ardhur…jam këtu,

, shpirti ju nis fluturim qiellit, nuk mund tju shoh..!

Cigaren shkundi tavullës, për të fundit herë,

Tek xhamave shihte tretur mbledhur një grusht…

Një fqinj i trokiste mëngjeseve, herët në derë,

Çudi, i thoshte, akoma stë erdhën të tutë…!

Po fle babai, fytyra e tij duket e bukur e qetë…

Rrobat do frymojnë vitesh, dhomës shpërndarë…

S’do dëgjohet më, as hapat…as zëri i fqinjit të shkretë !

Sot Zoti dërgoi engjējt, në parajsën e tij ta marrë..!

Kur të ktheheni,një ditë në atë të vogël shtëpi,

Nga babai s’do ketë mbetur shtëpisë asgjë,

Muret do ju flasin për brengat e hallet e tij..!

Babai, po fle…mos e zgjoni, babai nuk është më..!

/www.QendraPress.com/