Çaste poetike me poeten;-Anita HOXHA

Prindërit
—————————-
U plakën prindërit, u kërrusën
U tkurrën e mbetën një dorë…
Rrudhat ballit iu strukën,
Flokët iu zbardhën, si borë !
U plakën prindërit, u kthyen fëmijë
Koha për ta ka ndryshuar,
Unë i kujtoj, gjithmonë, ashtu të rinj…
Kur edhe unë isha një fëmijë i gëzuar !
Këta mrekulli, nga Zoti krijuar,
Këta idhuj, ku falemi çdo ditë…
Këta madhështorë, që gabimet na pranuan
Këta, që shpirtin kanë dhuratë nga perënditë !
U plakën prindërit, s’mundem dot t’i shoh
Në çdo rrudhë të tyre, ndjehem me faj…
Ata në engjëj do mbeten, në çdo kohë
Dhe kur parajsa t’iu hapi dyert e saj !
/QendraPress.com/