Çaste poetike me poeten;- Arjana Fetahu GABA

Jam dhe zjarr që s’njeh kufij

————————————

Mos u nis me mendimin që s’do të vij,

Zogjtë s’kanë frikë nëpër erë,

As unë s’mundem dot të rri,

Pas puthjes tënde si fllad në verë.

Si mundem unë që të mos vij,

Pemët më njohin se sytë mi mbajnë mënd,

Si një erashkë po më dridhet shpirti,

E diçka më çmend.

Se ç’është një ndjenjë që më sjell aty,

Vijnë vetë këmbët e pa u menduar,

Më kthen puthja jote në të imët shi,

E mbetem dorëzuar.

Unë do të vijë dhe me të fundit frymë,

E kush s’do të vdiste për dashuri,

Unë jam lulja që jetoj dhe në brymë

Jam dhe zjarr që s’njeh kufij.

Ndaj nisu dhe ti, jashtë ka diell,

Për tek pemët e dashura, jam nisur dhe unë,

Ato do të dallojnë sikur spektatore,

Kush nga ne të dy dashuron më shumë.

/QendraPress/