Çaste poetike me poeten;- Dorina AVDURRAMANI

DITARI

————————

Shfletova sot fletët e ditarit,

doja të gjeja diçka më mungonte,

kishte kohë i mbyllur brenda sirtarit,

prej vitesh ndjenjat ky ditar mi tundonte.

Zhurmonin fletët si gjethet e thara,

kujtime pa fund në mend më vinin,

rrëshqisnin lotët nga mendimet vrara,

drejt zemrës gjenin fole e rrinin.

I grisa ato fletë i hodha te oxhaku,

germat e blunjta morën ngjyrën gri,

ta gjeja foton s’po më linte meraku,

ta hidhja brenda në zjarr ta bëja hi.

I dalë prej mode s’më duhej ditari,

tek ajo foto doja tënden figurë,

imazhi im kishte ngel tek ai djali,

isha bërë skeleti i tij nën lëkurë.

/QendraPress/