Çaste poetike me poeten;-Armenida QYQJA

-PYETE ZEMRËN!-

——————————-

Ti humbe sërish, s’di ku…

Një rrudhë iu shtua mbi fytyrë liqenit,

Rrathët e pritjes u shpërhapën aty-këtu,

Relief i thyer nga lotët…

Andej nga bota jote, shihe në syrin e qiellit,

Mallin që pa ty, veten kërkon të mbys,

Me çdo sekond pritje, shtohen rrudhat,

Zgjerohen në zemër rrathët e dhimbjes…

Do të qortojë poeti, rënd do të qortojë,

Për çdo rrudhë që pritja gdhend mbi liqen,

Gjëmimin do nxjerrë nga trupi i bronztë…

Pyete zemrën, gjeje udhën për tek unë!

/QendraPress/