Çaste poetike me poeten;-Arsinoi Zengo KALLCO
Akrepat e mesnatës
———————————-
Gjumi heshtjes kish filluar
E trembur nga mesnata strukur
Akrepat e orës fillova me trazu
Me agimin dhomën të ndriçoja!
Teshat hedhur mbi karrigen e vjetër
Mundohem ti tërheq shkarazi u rrëzova
Këmba seç mu kap në një prej gozhdëve
Ohhh në shpirt ulëriti jehona!
Gjumi s’desh të vinte atë natë
Mankth i netëve kish vendosur të bëhej
Çupën donte ta përkedhelte si për fat
E dinte se ajo me të do të flente!
Akrepat të kurdisur agimin shpejt sollën
Çupa harroi mesnatën e errët
Gozhdën e mbërtheu thellë e goditi
Që këmbën mos ta shponte tjetër herë!
/QendraPress.com/