Çaste poetike me poeten;-Asja MULGECI
Qiellit, muzë e ndezun
————————–
mbramjeve,
paqshëm flejnë yjtë,
mbas hanës,
dielli përplit qepallat,
ani se dita kotet symbyllë..
njasaj parajse,
tinëz endin dashnitë hyjnitë,
ndërsa rrokaambël frymojmë,
ngjitë, mish e thue…
E jotja jam, thuhej aty lart,
i jëmi je pasha sytë!
/www.QendraPres.com/