Çaste poetike  me poeten;-Bianca DUSHAJ

YJET NUMËROJ

——————————–

Orët ikin një nga një

Gjumë në sy unë nuk po vë

Zemra rreh si e çmendur

Rri e mendoj si një e trembur

Sa i ëmbël ai përqafim

Që ma le si një kujtim

Sa herë që unë e mendoj

Dua përsëri të të përqafoj

Kujtim që vjen si një valë deti

Mall e imazh mua më mbeti

Kur e kujtoj më sjell veç paqe

Sa herë ëndërroj ledhat në faqe

E dehur jam nga emocioni

Yjet i numëroj nga pasioni

E përqafuar me ty ëndërroj të rri

Gjallë ta mbajmë të tonën dashuri….

Marrë nga libri im

Pesha e plagëve.

/QendraPress/