Çaste poetike me poeten;-Blerta BASHA

KUSHTUAR BASHKËSHORTIT..
———————————
Me fije te arta shpirti ,
Kam qëndisur dashurinë…
Çastet do ti bejë kurorë trëndafilash,
Si cicërimë zogjësh do ti shtrydh kujtimet ,
Në qiellin e shpirtit vetëm këngë bilbilash,
Ndjenjat veshur veten, të largoj vegimet.
Natyra pa ty i than lulet e jetës,
Hëna lart në qiell rrudhet edhe zbehet,
Me shikimin tënd i flas të vërtetes,
Ti je dielli i shpirtit që mbush dhe arteriet.
Lëndinat e zemrës e humbin freskinë,
Buzeqeshjet ngecin, ngrijne akull dhe lotë,
Ti je universi, meridiani im,
Pa fytyrën tënde, nuk ekziston botë!
/QendraPress/