Çaste poetike me poeten:-Brixhilda DEDE

NË KRAHË PAFUNDËSISH
——————————————
Në të ftohtë, zgjuar qyteti.
Ngrica pas shtëllungë resh zvarritur.
Hapat e fundit të një qytetari në nevojë dëgjohen,
si tingull i venitur.
Qyteti bënte të zgjohej, larë sytë sklepash,
me pjatë boshe në dorë.
Radioja si papagall fliste, se dielli në tjetër
qiell do të zgjojë.
Ti nuk harrove ritualin e netëve ,
të vije buzët mes gjoksit ,
Pas ekstazit, të më përqafoje!
Shpirti yt, lindur për të dashuruar!
Udhëtuar, në ditë= netë pasionesh!
Dhe unë që nga koha, shuar mbaja fanarët e shpresës,
Rrëfimit tënd erotik vallëzoja.
Ti lindja, perëndimi im!
Asgjë tjetër përreth nesh, s’ egzistonte!
Ca pupula resh si mëndafsh
qëndronin shpërndarë,
Nga erëra të ngrohta zbutur.
Befas, qielli ndezur në portokalli.
Dielli në të kaltër zhytur!
Dhe ti, .. po aq, po aq e bukur!!
/QendraPress.com/