Çaste poetike me poeten;-Bukurie BUÇPAPAJ
VDES SI TRIM, SE JAM SHQIPTAR
(Kushtuar masakrës sê Reçakut)
——————————————–
Ta dogjën, votrën e shpirtin, Reçak,
Këtë tokë të shtrenjtë të Dardanisë,
Këtë dhe, zhuritur, larë me gjak,
Çetnikët, shushunjat e shkinisë.
Pa mëshirë, mbi ty morën hak,
Nuse lirie m’u bane Reçak,Reçak.
Ky atdhe, në shekuj pushtuar,
Vrarë, prerë, jo i shuar.
Ngrihet fuqishëm si feniks,
Si Promete, zinxhirëve të mizorisë.
Jam Ilirida, jam Teuta,
Skëndërbeg rranje e farë.
O shkja i zi,nuk futem në skuta,
Vdes si trim, se jam shqiptar.
Mbi ato varre, prehet istikami, historia,
Lulëkuqe gjaku, mbjellur lirinë.
Djepave shekullor, përkundet trimëria,
Hasmi s’ma vrau kurrë trimërinë.
/www.QendraPress.com/