Çaste poetike me poeten;-Drita Kosumi SYLA

Gëzuar Pavarësinë
——————————–
Sot flamuri valon në erë
Me krenari lavde e ndjenjë
Kosova feston plot dritë e shpresë
Shkëmb i pathyer për liri.
U ngritëm mbi dhimbje, mbi lot e vuajtje
Me zemra të forta, me shpirt për liri
Rrugën tonë kurrë s’e ndali asnjë pushtues
Se toka arbërore është bekim i shenjtë.
Dëshmorët na shohin nga lartësia
Amanetin e tyre ne e mbajmë
Me punë e dashuri për këtë dhe
Të ardhmen më të mirë e ndërtojmë.
Le të këndojmë, le të festojmë
Me zemër plot dashuri e nder
Kosova jonë yll që shkëlqen
Përjetë histori e krenarisë do të jetë!
/QendraPress.com/