Çaste poetike me poeten;-Drita Rubjeka ZENELI

AJKUNË
————————-
N’zemër lugjesh t’verdha,
N’asht t’dhimbjes amësore,
N’vaj t’lukthit t’shpirtit,
Përmbi trup t’ferishtes bir,
Nën t’bukrën hanë,
N’vallzum e n’kuje lotësh,
Nata ndrin,
Vaji shpirtit struket n’kangë lugjesh,
E degët ma t’bukra t’ahut i bahen bir e bijë,
N’drit t’hanës,
Shekujsh,
Ajkunë linde Ajkuna,
Lind Ajkunë,
Lind Omer e lind Kreshnik,
Lind Muj e Halil bash bjeshkësh t’nalta,
Ajkunë,
Zanë prej mali visesh t’amta.
/QendraPress.com/