Çaste poetike me poeten;-Etleva ÇOBO

Eja me mua, o hënëz!

————————————-

Pse më fshihesh pas reve plumb?

Ç’fat timin tjerr sekretesh dhe dot s’ma thua?!

O hënëz e artë, ulërimë ujkonjash,

Përbri teje yll i mëngjesit,

Sytë e mi lart si çark.

Eja me mua, o hënëz,

Pakëz fare, veç pak,

Më bëj shoqëri në dritare

Ëndrrave të bredhërij luginave tërë vrap.

/QendraPress.com/