Çaste poetike me poeten;-Ganimete Jakupi DEMIRI

KOHA TREGON TË VËRTETËN
————————————————-
Thonë se koha e tregon të vërtetën,
Nëse jo në një periudhë atëherë në një tjetër,
Mos mendo se çdo gjë mbetet e fshehtë
Vjen momenti kur gjërat dalin në shesh.
Andaj jepi vetes çdoherë kohë e kurajë,
Se në një kohë të caktuar kupton çdo detaj,
Koha ta jep përgjigjen e duhur,
Si të keqen si të bukurën.
Mundohu sa më shumë të përfitosh çaste të mira,
Mos lejo ditët e tua t’i mbulojë errësira,
Për ditët tua ti vetë vendos,
Është një jetë dhe duhet të dish të jetosh.
Çdoherë kohës dija vlerën,
Kaloj ato barrierat që dojnë ta mbyllin derën,
Thuaj vetës edhe këtë cak do ta kaloj,
Vendos parime se ku dua të shkoj.
Asnjë s’dimë çfarë do të ndodhë nesër,
Por shpresat na mbajnë ashtu të preokupuar,
E ardhmja na duket si një rreze drite,
Ku secili për të ëndrrat I përshkruan.
/QendraPress/