Çaste poetike me poeten:- Gjelina Maçi KEÇI
![](http://qendrapress.com/wp-content/uploads/2025/02/gjelina-keci-1.jpg)
Sytë e tu
Bënte ftohtë n’atë muzg të bekuar
Në sy të ndrisnin diej të kuq,
Ndize shpirtit ndjenjën ngujuar
Shiu të ngjeshi bluzën në trup.
Unë i shkreti krejt u çmenda
Njëzet vjet sa kisha bërë,
Kraharorit po më dilte zemra
Para meje një qiell i tërë.
Mblodha shiun krejt e piva
Trupat digjeshin zjarr e flakë,
Mollë pa prekur tek po vilja
Nëpër yje të qiellit t’shtatë.
Moj rini në atë muzg të bekuar
Që kurrë më ashtu nuk vjen,
Dhe kështu me flokë
zbardhuar
Me mall të kujtoj sa n’jetë të jem!
/QendraPress.com/