Çaste poetike me poeten;- Greta Kadare TETA

Vdekja e Bardhë

———————

Ende e parritur,

në dasmën e saj,

kish qarë, ish mëkur

kur e përcollën.

Aneja e kish puthur në ballë,

nëna ia kish fshirë lotët, heshtur.

E bukur, me fustan të bardhë, qante në dasëm,

sikur ajo do vdiste atë çast.

E qara mbi fustanin s’do i ndahej me shekuj,

deri sa thinjat ta zbukuronin mbi ballë.

Tani i gjakosen sytë, vetja i hesht,

fillon e resht shpirtin si manar.

Dhe dhimbjen e vesh me lot të ngrirë,

ca gulça trishtimi i pi pa fjalë.

Ajo, e bukura fustan-bardhë,

Ish e shkruar të vdes ngadalë.

/QendraPress/