Çaste poetike me poeten;-Halime MUSA

E DUA SHQIPONJËN
——————————-
Dua ta qëndisë Shqiponjën,
Motër e kam unë Marigonen
Me i përkrah vashat shqiptare
Motër kam cucën e maleve.
Për atdhe me plis në kokë,
Motër kam unë dadën Shotë
Për trimëri veshje kombëtare
Noren e kam motrën e madhe.
Asnjëherë mos me u përul,
Motër kam mbretëreshën Teutë
Për paqe nëpër botë dhe bujari
Motër e kam Gongje Bojaxhiun.
Për trimëri fjalë dhe besë,
Motër kam unë motrën Xhevë
S’më intereson se çfarë fletë bota
Këto trimëresha unë i kam motra.
/QendraPress.com/