Çaste poetike me poeten;-Hava MUÇOLLARI

Kur ëndërrat flenë sirtarëve

——————————————

Ti ende nuk më njeh,

Asgjë për mua s’di,

Herë thua “sagapo”,

Shpesh “sagapo poli”.

Në shqip e kam dëgjuar,

Ndryshe nga të tjerë,

Me muzën shpesh jam zgjuar,

Qoftë dimër apo verë.

Kur shushurima e shiut

Me erën zbret ngadalë,

Një zog që poshtë ballkonit,

Përflet e më sjellë fjalë.

Kë gjuhë di më mirë?

Kush ëmbël tingëllon?

Apo me gjuhë të zogjve,

Kaq herët vjen më zgjon?

Mos vallë në hënë të plotë,

Ti, si një ëngjëll zbret?

Kur ëndërrat flenë sirtarëve

Ti bësh realitet?

/QendraPress/