Çaste poetike me poeten;- Igball Brava KRIVANJEVA
Në ditën që vjen
——————————–
Në ditën që vjen bëj një urim për vete..
Me hapin e nxituar sikur puth rrezet e diellit..
Më gëzojnë fëmijët që ecin plot buzëqeshje..
Gëzojnë vajzat që garojnë me kaltërsinë e qiellit.
Nuk ndalojnë hapat dhe kur shiu më njom supet..
E di që kam të tjera sfida për të fituar..
Në flokë vë një fjongo si lulëkuqet..
Më trishton një lypës që më zgjat duar.
Në ndërrimin e stinëve këmbej fustanët e sandalet.
Në një dasëm bëhem motër me gëzimin.
Nisin si gjerdan këngët urimet e vallet..
E vargu bëhet vëlla me frymëzimin.
Nuk më tremb balta e gurët nëpër rrugë..
Nuk më tremb pabesia që vjen pas krahëve..
Jo, nuk dua të ndalem në udhë kurrë..
Çdo hap që hedh më bëhet si krah pulëbardhe..
/www.QendraPres.com/