Çaste poetike me poeten;-Kristina Ndoci TINA

Të pres!

—————————–

Çdo kujtim është një roman në miniaturë,

të përmbledhura bashkë aty një ndjenjë,

që është gdhendur fort bash si në gurë,

nē zemrën time e mua më bën shenjë.

Ndjenjë ajo që nuhat e lëshon ngjyra,

shpirtërore e përbashkët e pafajësisë,

sa herë unë e ti shihemi na ndrit ne fytyra,

magjepse,joshëse, ndjenjë e lumturisë.

Mbart aromë buzëqeshje e sinqeriteti,

tek sytë e tu më shohin lëshojnë shkëndija,

kjo dashuri mes nesh oh e gjerë sa deti,

sa do doja sonte n’përqafimin tënd të rrija.

Dëshirat tua unë arrij ti shoh me zemër,

Ti me shpirtin tënd mi sheh më thua,

kjo dashuri mban njëherësh tonin emër,

të pres të them,do vij patjetër më thua mua.

Ah kjo dashuri plot ëndrra e shpresë,

a thua ka këmbë ajo e vrapon që të rritet,

më premton do vish e të njëjtën pres,

si refren “do vij e të pres” rreth nesh vërtitet.

Buzëqeshja jote dashurisë i jep krahë,

merr udhë zemrash me shpejtësi ajo ekspres,

ndërsa m’premton fillon zemra të rrahë,

përlotur belbëzoj,eja të lutem shpirt se të pres.

Mos me lot më thua e dashur të lutem,

e unë përsëri të drejtohem,eja mezi pres,

më ngushëllon por unë skam durim e ngutem,

kjo largësi më lodh mjaft e më bën të vdes.

Ngrije kokën më thua e më shiko në sy,

dashuria për ty e madhe ta dish thyen kufij,

më thua në këtë bot jo nuk bëj dot pa ty,

ja karta zemër po nisem,në mëngjes tek ti do vij.

sa e gjatë duket kjo natë për mua sonte,

më duket sikur kurrë s’do të dalë mëngjes,

më prit,zëri yt i ëmbël gjithë natën gjëmonte,

e unë zgjuar përpëlitem deri në agim,të pres!

/www.QendraPress.com/