Çaste poetike me poeten;-Liljana NDONI

Rilindje.
—————————
Nuk mund ta besoj se jeta mbaron
në hapësirat e përpjekura të vetmisë.
Me keqardhje duke parë ëndrra të këqija me fantazmat.
Në keqardhje të ulja shpresën,
duke lënë errësirë në zemrën që shastis.
Nuk mund ta besoj tek reflektimi i fytyrës
në pasqyrë tët’shohë brazdat,
Në lëkurën e rrudhosur që ka humbur hirin e rinisë.
E të mendosh për dhimbjen e vetmisë
,që lumturinë e murrën kohrat,
Por të besosh revolucionin pa lot në sy
në duart e pafajësisë.
Nuk mund ta besoj se jeta përfundon
në një zbrazëti petale trëndafilash
të shkundura nga era.
Por besova që stinët ndërrohen dhe
që ikën vjeshta, dimri,
por në shpirt lulëzon e
qëndron vetëm pranvera..
/QendraPress.com/