Çaste poetike me poeten;-Linda SHAQIRI

Eklips i vonuar

————————–

Vonë!

Eklipsi i kohës nën hijen e diellit,

Një herë në një shekull,

Pika shiu nga ngjyrat e ylberit,

Shenjë e kohës së vjetër,

Acar i ndrydhur në damarin e fjetur,

Nën hijen e bregut,

Streha e shpirtit,

Me mua rri,

Pa ty,

Qëndis dëshirën e fjetur,

Se dielli u zu me hënën,

Eklips!

Kujtim shtegut të hekurt,

Eklips i vonuar në vegim!

/www.QendraPress.com/