Çaste poetike me poeten:-Lubi H. TOTA

Të prita por s’erdhe kurrë !
——————————————————–
Sa gjatë të prita ti s’erdhe kurrë
Sikur të ishe jashtë kontinentit,
S’do kisha lënë as gardh as mur,
Të prekje ëndrrën dhe realitetin.
Sa fjalë u folën, sa përqafime
Përcolli zemra nisi drejt teje,
Sa herë përcolla fjalë prej zemre
Sytë më lotuan si shiu pas reje.
Çdo ditë përcolla shumë përqafime,
Ti ngele larg nuk di se ku?
Veç më le mall,e shumë premtime
Nuk di kur vjen, ti s’vjen për mu?
E tash shëndet po të uroj,
Nuk du premtime e fjalë boshe,
Zemrën e vrarë këtu e le
Strukur e mbaj diku në qoshe.
Të vij pranvera lulet të çelin,
Unë vargun tim e mbaj në zemër
Do lulëzoj si manaferra
E tillë unë jam, nuk bëhem tjetër .
Nëse ti vargun lexon ngadalë,
Brenda do gjesh shumë dashuri,
Nuk jam poete që veç shkruaj fjalë
Për ty e thura kët poezi !
Shkroi Sulbie .H .Tota
/www.QendraPress.com/